“Gjobëvënia”; Ekstradohet kinezi i arrestuar në Rinas
Ekstradohet drejt Kinës, shtetasi kinez me inicialet G.L i arrestuar rreth një muaj më parë në aeroportin e ‘Nene Tereza’. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi është i dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Gjobëvënie”.
Në vitin 2013, ky person në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të bandës, mori peng dhe mbajti në mënyrë të paligjshme një shtetase, duke e detyruar atë të shlyente një shumë prej 3.8 milion CNY (monedhë kineze).
Në vitin 2014, po në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të bandës shkoi në një kompani dhe e detyroi drejtuesin e saj të shlyente një kredi, duke shitur 23 suita, 40 hapësira parkimi dhe 6 autovetura me çmim të ulët.” thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet drejt Kinës shtetasi në kërkim ndërkombëtar G. L.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol BEIJING / Kinë, pasi është i dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Gjobëvënie”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë në qershor 2019, në Pikën e Kalimit Kufitar, në Aeroportin e Rinasit, nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Pekin/Kinë.
Rrethanat e ngjarjes:
Shtetasi kinez, G. L., ishte një nga anëtarët kryesorë të një bande kriminale, e cila ushtronte aktivitetin e saj në qytetet Aotou, Maonan, Maoming dhe në provincën Guangdong, duke ushtruar dhunë, duke vënë gjoba dhe duke hapur kazino e lojëra fati, nga të cilat përfitonin para në mënyrë të paligjshme.
Në vitin 2013, ky person në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të bandës, mori peng dhe mbajti në mënyrë të paligjshme një shtetase, duke e detyruar atë të shlyente një shumë prej 3.8 milion CNY (monedhë kineze).
Në vitin 2014, po në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të bandës shkoi në një kompani dhe e detyroi drejtuesin e saj të shlyente një kredi, duke shitur 23 suita, 40 hapësira parkimi dhe 6 autovetura me çmim të ulët.
Shtetasi kinez, G.L., iu dorëzua oficerëve kinezë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Aeropotin e Rinasit.
Fraksion.com