AktualitetPolitikëTë fundit

“Edhe njëherë propozimet”; Meta do dalë në koferencë para pushimeve

Bëhet me dije se në orën 13:30 do të ketë një konferencë shtypi në Presidencë nga ana e kreut të shtetit.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije, para nisjes se pushimeve Presidenti Meta do japë edhe njëherë zgjidhjet e propozuara prej tij, për krizën e rëndë politike në vend.

Në mënyrë të vazhdueshme, Meta iu ka bërë thirrje palëve politike për gjetjen e zgjidhjes për krizën.

Ai ka bërë thirrje që liderët politikë të heqin dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi.

 

Fraksion.com