“Do shkoj te varri i Ramiz Alisë”; Meta: Do të ftoj të gjitha mediat botërore
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në konferencën për shtyp ka deklaruar se nëse palët politike nuk e zgjidhin krizën, do të thërrasë të gjitha mediat botërore dhe do të vendosë një buqetë me lule tek varri i ish-kreut të PPSH, Ramiz Alisë.
Meta tha se edhe pse përfaqësues i diktaturës dhe komunizmit, Alia ka pasur më shumë vullnet për të zgjidhur krizat edhe në kohëra më të vështira. Meta tha se pas 18 tetorit kur jepet vendimi i negociatave për Shqipërinë, vendit nuk i duhet më asnjë marrëveshje.
“Le t’ia kursejmë vendit tonë këtë situatë jonormale. Ka qenë një krizë e fortë dhe e thellë. Unë mendoj se kjo mund të zgjidhet. Nuk besoj në zgjedhje te shpejta brenda një ditë.
Hapi i parë është zbatimi i dekretit të shtetit për zgjedhjet 30 qershorit. Përndryshe do të shkoj të ftoj të gjitha mediat botërore dhe të shkoj te varri i Ramiz Alisë nëse palët politike nuk reflektojnë. Tregoj përgjegjësinë time“, deklaroi Meta.
Fraksion.com