Arrestohet i riu lushnjar; Tenton të përdhunojë turisten italiane në Dhërmi
Një djalë i ri nga Lushnja akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një turiste italiane.
Policia e Vlorës bën me dije se gjatë kësaj të mërkure, ka arrestuar në flagrancë shtetasin D.L., 18 vjeç, banues në Lushnje.
Kjo pasi akuzohet se në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase italiane.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, teksa i riu u arrestua pas denoncimit të turistes.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë dhe “Ngacmimi seksual”.
Fraksion.com