Xhaçka-Metës: Parashkimi i tërmetit i pamundur; Dekreto ligjin “Për Mbrojtjen Civile”
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur shqetësimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për mundësinë e goditjes së Shqipërisë nga një tërmet apokaliptik. Në letër theksohet se aftësia për të parashikuar tërmetet shkon përtej mundësive të shkencës.
Sa i përket interesimit të Metës për aftësinë e reagimit të Shqipërisë në rastet e emergjencave të fatkeqësive natyrore, Xhaçka thotë se vendi është më i përgatitur se kurrë më parë.
Gjithsesi, ministrja kërkon nga presidenti që dekretojë, pa humbur kohë, ligjin “Për Mbrojtjen Civile”, në mënyrë që vendi të jetë edhe më i përgatitur përballë fatkeqësive të mundshme natyrore.
Fraksion.com