“Në fund të betejës’; Basha në Prrenjas: Rotacion politik dhe fundi i tranzicionit
“Në fund të kësaj beteje nuk do të ketë vetëm rotacion politik por do të jetë fundi i tranzicionit”, deklaroi sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin me strukturat e PD-së në Prrenjas.
Basha tha se bashkë me 85% të shqiptarëve që duan ndryshim për t’i hapur rrugë standardit të vërtetë europian.
“Ne e dimë që në fund të kësaj rruge nuk do të kemi vetëm rotacion politik por do të kemi fundin e tranzicionit dhe Partinë Demokratike në krye të aleancës sonë qeverisëse për të hapur rrugën e standardit të vërtetë europian, për të bërë realitet Shqipërinë e standardit europian në çdo fushë. Largimi i Edi Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm. Vetëm një qeveri tranzitore mund të garantojë votën e qytetarëve”, – u shpreh Basha.
Basha nënvizoi se farsa e 30 qershorit është nul dhe deklaroi se PD dhe opozita do jenë në krah të qytetarëve për të mbrojtur pushtetin lokal nga uzurpimi antikushtetues i tij.
“Ne do të qëndrojmë së bashku, me të gjitha format dhe mënyrat, në krah të qytetarëve, për të kundërshtuar me të gjitha format dhe mënyrat uzurpimin e dhunshëm të pushtetit vendor. Ne nuk pranojmë kurrë këtë uzurpim antikushtetues dhe antiligjor”, – tha ai.
Duke folur për situatën ekonomike në vend, Basha tha se PD ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëve tek qeverisja.
“Jemi të vendosur që shumicën “Rama ik” të 30 qershorit ta kthejmë në forcën e ndryshimit që kërkon çdo shqiptar. Ne do të mundësojmë hapjen e mijëra vendeve pune në sektorë të pashfrytëzuar deri më sot, me paga dinjitoze për rininë shqiptare dhe zhvillimin ekonomik.
Fraksion.com