AktualitetPolitikëTë fundit

Shkarkimi i Metës; Rama: Asnjë komunikim me Bashën; S’kam kohë për të humbur

Kryeministri Rama mohoi që të ketë një iniciativë të ndërkombëtarëve për një komunikim me Bashën për zgjidhjen e krizës politike. Ai ripërsëriti ftesën për dialog, por shtoi se nuk ka kohë për t’i pritur. “Jo asnjë komunikim me Bashën përmes ndërkombëtarëve. Situata nuk mund të vijojë të marrë energjitë e mia dhe tonat për këtë cështje.

Ne e kemi dhënë qëndrimin, jemi gati të dialogojmë në cdo moment me opozitën jashtë parlamentare, por jo të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë. Nuk jam gati të harxhoj kohën me këtë muhabet cdo ditë. Ka gjëra më të rëndësishme për mua sot sesa të pres Bashën apo Kryemadhin që të kandisen për të folur.

Nuk kam asnjë paragjykim asnjë kusht, duan të ulen dhe të diskutojnë të ardhmen, 2021 është shumë afër sesa çi duket atyre dhe nëse ata vijojnë kështu, edhe disa muaj, 2021 e kanë paketuar sërish me duart e tyre” tha ai.

 

Fraksion.com