Rumunët vazhdojnë presionin ndaj autoriteteve pas rastit të zhdukjes së adoleshentes
Në Rumani është në rritje zemërimi i qytetarëve, pas dyshimeve për dhunimin dhe vrasjen e një vajze adoleshente.
Ditë më parë, mijëra njerëz protestuan në Bukuresht, për shkak të reagimit të ngadaltë nga policia për zhdukjen e 15-vjeçares, Alexandra Macesanu, pranë qytetit Caracal të Rumanisë.
Të martën, ministri i Brendshëm, Nicolae Moga, paraqiti dorëheqjen, vetëm gjashtë ditë pasi bëri betimin për këtë pozitë.
Shefi i policisë në Rumani u pushua nga puna një ditë më parë, pas kritikave në drejtim të policisë, zyrtarëve të së cilës i janë dashur 19 orë, për të lokalizuar vendin prej ku Macesanu e kishte thirrur kujdestarinë e urgjencës tre herë, duke dhënë informacione për vendndodhjen e saj.
Policia tha se ata gjetën kocka njerëzore dhe bizhuteri në vendin ku mendohej se mbahej Macesanu – një dyqan për riparimin e automjeteve.
Pronari, 65-vjeçari, Gheorghe Dinca, pranoi se kishte vrarë Macesanun si dhe 18-vjeçaren Luiza Melencu, e cila u zhduk në muajin prill.
Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende nëse eshtrat e gjetura në pronën e Dinca përputheshin me ADN-në e Macesanus ose Melencus.
Fraksion.com