Oferta e Ramës për këshilla, Meta: Të na bashkohet në ngjitjen e Korabit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për solidaritetin e treguar gjatë ditës së sotme, kur u shpreh i gatshëm t’i jepte këshilla për të dalë nga gjendja e vështirë ku ndodhet, sipas tij. “Po të kem ndonjë problem shëndetësor shkoj te doktori. Unë nevojë për piktura nuk kam sepse ai e di që kam shumë piktura. Sa i takon parametrave të mia, janë vetëm në përmirësim”, u shpreh Meta.
“E di që me malet e Tropojës ka probleme, por me malet e Dibrës mund ta ketë më të lehtë”, tha presidenti.
Presidenti theksoi se vetmja gjë që ka në mendje është data 18 tetor, kur Këshilli Evropian do të marrë vendimin për negociatat me Shqipërinë.
“Mos prisni asnjë dhuratë nga qielli më 18 tetor që në 19 tetor të zgjoheni me çelje negociatash”, tha ai.
Meta tha se pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat me Bashkimin Evropian.
“Kam thënë që me këtë situatë krize të thellë, gjithëanshme, kushtetuese, institucionale, përfaqësimi, demorkatike që ka vendi dhe aq më tepër me paaftësinë dhe mungesën e vullnetit për të organizuar zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse, të cilat kanë datën e tyre të ligjshme më 13 tetor, nuk ka hapje të negociatave të Shqipërisë në tetor”, u shpreh presidenti.
Fraksion.com