AktualitetPolitikëTë fundit

“Ngatërrojnë muret me historinë”; Godina e Teatrit e degraduar duhet të ishte shembur para 20 viteve

Kryeministri Rama, i pyetur për çështjen e Tetarit Kombëtar, tha se ka shumë njerëz që “ngatërrojnë muret me historinë”. Kreu i Qeverisë theksoi se, sipas tij, tema për teatrin duhej të ishte ezauruar 20 vite më parë.

“Zhvillimet te Teatrit Kombëtar janë shumë të vjetra dhe më vjen sinqerisht edhe mirë edhe keq që vazhdon një debat për një temë që duhet të ishte ezauruar në këndvështrimin tim 20 vjet më parë. Ka shumë njerëz që ngatërrojë muret me historinë, historinë me nostalgjinë, por dua të them se së pari nëse ka një njeri po edhe një forca qeverisëse që në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohet për mungesë vëmendje apo mungesë ndjeshmëri ndaj trashëgimisë kulturore jam unë dhe forca jonë qeverisëse. Mos harroni që kur unë kam nisur përpjekjen për të shpëtuar trashëgiminë kompleksi i ministrive ishte kompleks sipërfaqesh ku shkruheshin fjalë të pista me spraj, binin suvate, mbinin fiqtë mbi tarraca sepse mbeturinat liheshin dhe ktheheshin në pleh”, tha Rama.

Godina e Teatrit tha ai nuk është çështje verbërie apo indiference, është realiteti, godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me material të përkohshëm për argëtim pas pune, nuk ka qenë Teatri Kombëtar në planin italian, në planin e pas luftës, ka mbetur si ajo fjala, që një e përkohshme mbetet gjithë jetën si rezultat i pamundësive, është degraduar, i parikuperueshme edhe sikur të donim.

“Nëse do të kishte vlerë nga pikëpamja arkitektonike, e nëse do iu kishte hapësirat për të pasur teatër, nuk do restaurohej, por do të shembej dhe ndërtohet sipas projektit dhe ju them do na kushtonte më pak se godina e re nëse do të ndërtonim si është. Asnjë centimetër i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat, ai vjen pas murit rrethues të TK, nëse ne do ishim të interesuar për zhvillimin provat do të kishim të lehtë fare, do bënim kopjen e teatrit ekzistues, se ajo nuk restaurohet dot dhe ishim në rregull por pse do ta bënim këtë?

Do paguante shumë më pak privati që do të merrte po atë sasi toke pas për të bërë zhvillimin tjetër, ndërkohë që ne kërkojmë shumë më tepër fond nga privati për ta këmbyer me një truall pas teatrit, ku ka ferra, mbeturina të ish dekorit dhe teneqe. Nuk mund të jemi ne dakord me të gjithë, shumica është e qartë në këtë drejtim , e komunitetit teatror dhe publikut, një pjesë nuk janë dakord, nuk ishin dakord një pjesë edhe për stadiumin, ja ku jemi, më i bukuri i rajonit dhe një nga stadiumet e bukur të Europës.”, tha Rama.

 

Fraksion.com