AktualitetPolitikëTë fundit

“Na le pa gjumë”; Spiropali, Metës: Baba Xhike nxirr një dekret e…

Pas letrës së publikuar në media që presidentit Ilir Meta u drejtohej institucioneve për një tërmet apokaliptik që mund të godasë Ballkanin, ka reaguar zëdhënësja e qeverisë, ministrja për Marrëdhniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, shprehet ministrja Spiriopali.

Siç raportuan mediet, Presidenti Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkoi informacion nga institucionet përkatëse rreth kësaj dukurie natyrore, nisur nga deklaratat e sizmiologut grek Akis Tselentis.

 

Fraksion.com