DW: Rreth 9000 viza që nga gushti i vitit 2018
Që prej gushtit 2018 kanë marrë viza për Gjermaninë rreth 9000 të afërm të refugjatëve me status të kufizuar të mbrojtjes.
Partitë në pushtet në Gjermani, CDU, CSU dhe SPD patën rënë dakord pas negociatave të lodhshme për ta lejuar bashkimin familjar edhe për këtë kategori personash. Por ata e kufizuan numrin e përgjigjeve pozitive për kërkesat, megjithatë, në 1.000 në muaj.
Mbrojtja plotësuese u jepet kryesisht refugjatëve të luftës, të cilët nuk persekutohen individualisht në atdheun e tyre, por janë në rrezik atje.
Fraksion.com