AktualitetPolitikëTë fundit

Bashkiaku i djathtë dorëzon në paqe zyrën e tij

Beqir Nuredini nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i zgjedhur katër vite më parë si pjesë e PDIU-së, respektoi vendimin e opozitës për bojkot.

Gjithsesi, tani që rezultati nga KQZ është zyrtar dhe Haxhi Memolla u shpall fitues në votime, Nuredini ka vendosur të lërë detyrën në mënyrë shumë paqësore.

Ai ka pritur sot në zyrë kryebashkiakun e ri, Memolla, i cili shoqërohej nga zyrtarët e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Arben Ahmetaj.

Nuredini i ka kaluar detyrën kryebashkiakut socialist.

Në 30 qershor, në bashkinë e Rrogozhinës kandidoi i vetëm Haxhi Memolla.

 

Fraksion.com