AktualitetPolitikëTë fundit

Teatri; Rama sjell Altin Bashën: Duhet një godinë e re për Teatrin Kombëtar

Regjisori Altin Basha u shpreh sot se, duhet një godinë e re për Tetarin Kombëtar, ndërsa pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda kësaj godine.

“Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët”, u shpreh ai.

Duke ndarë këtë qëndrim, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese”

 

Fraksion.com