AktualitetBota+Të fundit

Sërish gaz lotёsjellёs nga policia e Hongkongut

Furia e protestave kundёr udhёheqjes nё Hongkong dhe Pekinit ёshtё aq masive, sa autoritetet po pёrdorin dhunё. Por ky ёshtё njё reagim i gabuar ndaj situatёs, qё mund tё ketё pasoja tё rёnda.

Nё Hongkong sёrish ka pasur nё fundjavё konfrontime mes policisё dhe kundёrshtarёve tё regjimit. Policia pёrdori gaz lotёsjellёs si dhe shkopinj gome ndaj demonstruesve, qё kishin ngritur barrikada nё njё sёrё zonash ё qytetit, pasi iu ndalua marshimi i protetstёs. Ishte dita e dytё nё radhё qё protetsat pёrshkallёzuan nё konfrontime tё dhunshme. Nё protestat merrnin pjesё me mijёra vetё.

Pёrplasje tё dhunshme mes demonstruesve dhe forcave tё rendit pati nё afёrsi tё zyrёs koordinuese tё udhёheheqjes kineze. Pas paralajmёrimeve aty policёt hodhёn gazin lotёsjellёs. Ndёrtesa edhe javёn e kaluar ishte nё shёnjetёr tё demonsruesve, qё qёlluan me vezё dhe bojё. Tё tjerё demonstrues vendosёn barrikada dhe bllokuan rrugёn nё Causeway Bay, njё rrugё tregtare nё qendёr tё Hongkongut. Rrugёs pёr nё qytet demonstruesit thёrrisnin parrullёn: “Hongkong, jepi gaz!”

Gjatё protestёs tё shtunёn (26.07.) pas shpёrndarjes me shkopinj gome dhe gaz lotёsjellёs, sipas tё dhёnave tё spitalit, 24 vetё ishin plagosur, dy nё gjendje tё rёndё. 13 vetё janё arrestuar, sipas tё dhёnave tё policisё.

Protestat masive deri tani kryesisht paqёsore nё Hongkong, qё drejtohen kundёr qeverisё pro-kineze, po vazhdojnё prej shtatё javёsh. Pakёnaqёsinё e popullsisё e ndezi edhe mё shumё njё ligj pёr ekstradimin, qё tashmё ёshtё pezulluar. Sipas kёtij ligji, pёr herё tё parë mundёsohet ekstradimi nё Kinё. Kryeministrja Carrie Lam ndonёse e ka shpallur kёtё ligj tё „vdekur”, demonstruesit kёrkojnё heqjen e plotё tё kësaj nisme nga agjenda parlamentare. Por kёtё kryeministrja nuk e pranon.

Ndёrkohё protetsat po zgjerohen: Demonstruesit kёrkojnё reforma demokratike, njё tё drejtё tё pёrgjithshme vote dhe dorёheqjen e kryeministres besnike ndaj Pekinit, Lam. Qeveria qendrore nё Pekini ka dёnuar me tone tё ashpra protestat.

 

Fraksion.com