AktualitetTë fundit

Rrezikohen sera dhe banesa; Zjarr i madh në Roskovec

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur si Këneta e Zezë, në Strum të bashkisë  Roskovec.

Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 2 kilometrash hapësirë tokësore.

Në rrezik serioz ishin serat dhe banesat që ndodhen aty pranë.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar për të vënë flakët nën kontroll, të cilat favorizoheshin nga era e fortë por për fat të mirë nuk shkaktuan dëme serioze.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit

 

Fraksion.com