AktualitetPolitikëTë fundit

“Rikonstruksioni nuk ia vlen”; Kritiku i artit, Josif Papagjoni: Të ndërtohet një teatër i ri

“Aty ka ardhur koha që të ndërtohet një godinë e re teatrore, pra një teatër kombëtar i Shqipërisë, që supozohet që është nga institucionet bazë, vitale, të njëmendëta dhe që njëkohësisht mund të shërbejë pse jo edhe si një pikë orientimi urbane e qendrës, dhe vetë tërësisë së Tiranës”, deklaroi kritiku i artit, Josif Papagjoni, duke  u shprehur pro ndërtimit të një godine të re të Teatrit të Kombëtar e cila do të shërbejë sipas tij edhe si një pikë orientimi urbane e qendrës së qytetit.

Studiues e kritik i teatrit, kinematografisë e letërsisë, profesor Papagjoni thotë se nevoja për një godinë të re të Teatrit Kombëtar është e hershme. Papagjoni shprehet se rikonstruksioni i asaj godine është shumë i vështirë dhe se një godinë teatri do të kërkonte kushte shumë të ndryshme nga ai që ofron teatri sot.

“Mendoj se ai teatër sot është në gjendje të mjeruar. Gjykoj se është shumë e vështirë të bësh një rikonstruksion atje, që ta vësh në funksion të produktit teatror që prodhohet në atë godinë. Sepse një godinë teatrore me parametrat e duhura të saj, do kërkonte kushte me të ndryshme nga çka ai teatër sot. Unë anoj nga ideja që aty të bëhet një Teatër i ri Kombëtar me gjithë parametrat e një godine futuriste, të bukur, sikundër e pamë, për fatin tonë të mirë do të thosha nga një arkitekt me shumë zë në arkitekturën botërore. Dhe ai po sjell një projekt shumë të bukur”, -tha Papagjoni, ndërsa shton se kjo godinë nuk ka vlera arkitekturore.

“Në radhë të parë ajo është godinë e ndërtuar nga italianët, por është përvetësuar nga ne. Por a është vlerë arkitektekturore? Zhvillimi i shoqërisë është i tillë, avancimi teknologjik, dinamika është e tillë. Ne nuk mund të qëndrojmë pjesë e një mendësie përdhes, otoman, ne nuk jemi këtu, por ne nuk mund të themi se ajo është si godinat e tjera, ministritë, Akademia e Arteve, kanë ndërtimin e tillë, kanë gurë. Ndërsa ajo është me dërrasa, me tallash”, thekson Papagjoni.

 

Fraksion.com