Një adoleshent fiton 3 milionë dollarë në Fortnite
Një adoleshent amerikan është kthyer në kampion botëror të lojës kompjuterike, Fortnite, duke fituar shumën rekorde prej 3 milionë dollarëve.
Kjo është shuma më e madhe e fituar në historinë e lojërave online, teksa 30 milionë dollarë janë shpërndarë në mes të fituesve.
Kyle Giersdorf, 16-vjeçar, ka fituar garën i vetëm në Stadiumin Arthuer Ashe në Nju Jork, në të cilin organizohet turneu i tenisit, US Open.
Ndërkohë adoleshenti britanik, Jaden Ashman ka fituar gati 1 milion dollarë, pasi ka fituar vendin e dytë në garën me dy pjesëmarrës.
Giersdorf, i njohuar online si Bugha, është parë duke buzëqeshur dhe duke tundur kokën para turmës, që ka nisur të duartrokasë kur është përmendur emri i tij si fitues. Ai i ka thënë BBC-së se dëshiron të kursejë pjesën më të madhe të shumës së fituar.
“Gjithë çfarë dua është një tavolinë e re dhe ndonjë një tavolinë tjetër për trofeun tim”, ka thënë ai.
Gara finale është përshkruar nga komentuesit si “fitore qesharake”, pasi fituesi është parë me buzëqeshje në fytyrë teksa ka mposhtur rivalët.
Kjo ngjarje është konsideruar si moment shumë i madh në industrinë e lojërave online, që synon të kthehet në gjigant miliarda dollarësh në vitin 2019.
Megjithatë, ky rekord pritet të tejkalohet sërish në një ngjarje tjetër të organizuar në muajin gusht, me titullin, The International.
Çfarë ndodhi në finale?
Në finalen e lojës Fortnite kanë marrë pjesë 100 lojtarë, që kanë garuar në ekrane kompjuterike masive.
Rreth 40 milionë lojtarë kanë tentuar të kryejnë kualifikimet gjatë 10 javëve të garës online.
Në këtë garë janë përfaqësuar 30 kombe, 70 lojëtarë kanë qenë nga Shtetet e Bashkuara, 14 nga Franca dhe 11 nga Mbretëria e Bashkuar.
Në lojë përfshihen 100 lojëtarë, të cilët futen në një ishull, ku duhet të gjejnë armë, të ndërtojnë struktura dhe të eliminojnë njëri-tjetrin, derisa një lojtar të arrijë cakun.
Kjo lojë ka të regjistruar 200 milionë lojtarë në gjithë botën dhe mund të shkarkohet falas, mirëpo garuesit më pas mund të shpenzojnë të holla në blerje brenda lojërave.
Lojtarët mund të luajnë vetëm, si pjesë e një ekipi prej katër apo 20 personave, me shokë apo persona që nuk i njohin.
Muajin e kaluar, krijuesit e këtij aplikacioni janë pyetur nga ligjvënësit nëse kompania që ka zhvilluar atë, Epic Games, ka bërë mjaftueshëm për të verifikuar moshën e lojtarëve apo ka inkurajuar përdoruesit që të pushojnë pas një periudhe të gjatë të lojës.
Në muajin prill, Duka i Sussex-it ka kërkuar që kjo lojë të ndalohet, pasi sipas tij është menduar për të “krijuar varësi”.
Këshilltar ligjor i kompanisë, Epic Games, Canon Pence, u ka thënë ligjvënësve se stafi është “dekurajuar” nga komentet e Princit Harry./REL
Fraksion.com