Kroatët e “fundosin” Spanjën, brohorasin ‘Kosova Republikë’
Në Spanjë është mbajtur kampionati evropian i hendbollit për gjeneratën U21.
Franca është shpallur kampion pasi kanë mposhtur në finale Kroacinë.
Tifozët kroatë pas ndeshjes kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Kosovën edhe në rrugët e një shteti që nuk e njohur pavarësinë e Kosovës.
Kroatët kanë dalë rrugëve të qytetit të Vigos duke bërtitur “Kosova Republikë”.
Kujtojmë se Spanja ka hasur në shumë sanksione nga organizata të ndryshme të sportit pasi që nuk i ka pranuar simbolet e Kosovës.