AktualitetTë fundit

Konstituohet bashkia e Fierit; Subashi betohet për mandatin e dytë

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi bëri sot betimin, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, duke nisur kështu zyrtarisht punën për mandatin e dytë.

Këshilli i ri i Bashkisë Fier zhvilloi sot mbledhjen e parë të tij ku morën mandatet 51 këshilltarë, nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, 2 anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Fier është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i këshillit, Vangjel Ndreko, si dhe sekretarët e më pas u betua Armando Subashi.

Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë këshilli i Bashkisë Fier sot ka 51 anëtarë.

I pranishëm në konstituim ndodhej edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deputet i zgjedhur në këtë qark në zgjedhjet e 2017.

 

Fraksion.com