Kina mbështet policinë në trazirat në Hong Kong
Pekini u ka bërë thirrje protestuesve të heqin dorë nga dhuna, duke thënë se ajo ka një efekt “dekurajues” në ekonomi. Qeveria kineze tha se “mbështet fuqishëm” qeverinë e Hong Kongut dhe policinë e saj.
“Dhuna është dhunë, veprimet e paligjshme janë veprime të paligjshme. Kjo nuk ndryshon, pavarësisht se cili është synimi”, tha Yang Guang, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Hong Kongut dhe Macaos për qytetin gjysmë-autonom.
Yang fajësoi disa “protestues radikalë” për dhunën. “Qeveria qendrore mbështet departamentet përkatëse qeveritare dhe policinë për të mbrojtur sundimin e ligjit,” tha ai.
Këto komente janë konsideruar të parat për këtë çështje, të bëra nga një burim zyrtar i qeverisë kineze. Ato gjithashtu shënojnë qëndrimin e parë të zyrës që nga viti 1997, kur Britania e Madhe e dorëzoi zyrtarisht kontrollin e Hong Kongut, me marrëveshjen “një shtet, dy sisteme”.
Hong Kongu është tronditur nga trazirat civile që po zgjasin prej javësh. Ato që fillimisht filluan si protesta kundër një ligji kontradiktor të ekstradimit të qeverisë avancun në një lëvizje që bën thirrje për zgjerimin e të drejtave demokratike.
Të dielën, policia shkrehu në demonstrata gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve, që bënin thirrje për dorëheqjen e lideres së Hong Kongut Carrie Lam. Të paktën 49 vetë u arrestuan gjatë demonstratës së paautorizuar.
Fraksion.com