Diplomimi: 54 oficerë të rinj i shtohen Forcave të Armatosura
Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga sot do të kenë 54 oficerë të rinj, mes të cilëve 14 vajza.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila i uron suksese oficerëve të rinj.
“Urime 54 kadetëve mes të cilëve 14 vajza që përfunduan kursin e oficerit të ri, me mesataren më të lartë të viteve të fundit. Nga sot Forcat tona të Armatosura do të kenë 54 oficerë të rinj e me ambicie, ndërkohë që për rritjen e mëtejshme të cilësisë së tyre, synojmë të hapim ciklin trevjeçar të Akademisë”, shprehet Xhaçka.
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) u formuan menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Sot FARSH përbëhet nga: Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Shqiptare, Forcat Ajrore Shqiptare dhe Forcat Detare Shqiptare.