Operacioni kundër informalitetit; vijojnë masat ndëshkimore ndaj shitësve abuzivë të naftës
Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje se vazhdojnë masat ndëshkimore ndaj shitësve abuzivë të naftës.
Operacioni kundër informalitetit ka nisur kontrollet edhe në sektorin e naftës, duke evidentuar si rastet e evazionit, ashtu edhe ato të cenimit të standardeve të cilësisë.
“Stop informalitetit. Vijojnë masat ndëshkimore ndaj shitësve abuzivë të naftës në pika shpërndarjeje pa faturim të ligjshëm për konsumatorin”, tha Rama.
Ai theksoi se ka zero tolerancë ndaj shkelësve.
Fraksion.com