AktualitetBota+Të fundit

Nga sulmi i talibanëve vriten të paktën tre policë afganë

Të paktën tre zyrtarë policorë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë të talibanëve në Afganistan.

Një zëdhënës i policisë tha se sulmi kishte për cak selinë e policisë në provincën juglindore të Ghaznit.

Ai tha se talibanët – që kanë kontrollin e shumicës së territorit të kësaj province – kanë përdorur makinat ushtarake Humvee, të cilat i kanë vjedhur, për ta kryer sulmin në qarkun Ab Band.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Ky sulm vjen pak ditë pasi mbi 50 persona u vranë në një seri sulmesh më 25 korrik – përgjegjësinë e së cilave i morën talibanët dhe grupi militant Shteti Islamik (IS) – në tri provinca, përfshirë edhe në kryeqytetin afgan, Kabul.

 

Fraksion.com