AktualitetTë fundit

Mashtronin shqiptarët me makina luksoze; Arrestohen dy shtetas të huaj

Dy shtetas të huaj kanë rënë në prangat e policisë, pasi nëpërmjet mashtrimit merrni makina prodhim i fundit me qera në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri.

Burime nga polica njoftojnë se të arrestuarit janë: 25 vjeçari A.M i lindur në Afganistan dhe banues në Angli dhe 28 vjeçari, L.M lindur në Kongo dhe banues në Angli.

Të dy të arrestuarit me anë të mashtrimit merrnin me qera makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli-Belgjikë dhe Gjermani, dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prodhimi i fundit”

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana.

Arrestohen dy shtetas të huaj të cilët nëpërmjet mashtrimit merrni makina prodhim i fundit me qera në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri .

Në zbatim të Planit të masave për parandalimin, evidnetimin dhe goditjen e trafikimit të mjeteve motorrike, të vjedhura në vende të BE-së, me tendëncë hyrjen dhe shitjen në Shqipëri, si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P.Shkodër, në bashkëpunim me D.V.K.M.Shkodër, dhe Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Prodhimi i fudit ”.

Si rezultat i operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasëve:

M. A.,25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli.

L. M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli,

Keta shtetas me anë të mashtrimit merrnin me qera makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli-Belgjikë dhe Gjermani, dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri .

Si rezultat i puës së bërë u dokumentuan me prova ligjore dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale , konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i 2019-tës.

Më datë 18.07.2019, nëpërmjet P.K.K. Hani i Hotit, shtetasi M. A., ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip Audi, të marrë në Gjermani, të cilin e ka shitur në Shqipëri.

Po më datë 24.07.2019, janë paraqitur për të hyre në territorin shqiptar shtetasit M.A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentoimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy shetats.

Materialet i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”.

 

Fraksion.com