AktualitetTë fundit

“Lëpirje të mbarë”; Skenaristi Vangjel Kozma kritikon Mehdi Malkën: Të mëshiroj!

Sot, në ambientet e Teatrit Kombëtar aktorët që protestojnë kundër prishjes së godinës do të shohin Mehdi Malken të interpretojë pjesën «Marr guximin» të shkrimtarit dhe skenaristit të njohur Vangjel Kozma.

Në mënyrë të turpshme, kësaj pjese i është fshirë dhe emri i autorit.

Ky i fundit, pasi është vënë në dijeni, iu drejtuar redaksisë sonë dhe na tha se ndihej i revoltuar dhe i fyer që pjesa e tij po përdorej në një aktivitet politik që nuk ka lidhje me të.

“Unë, -tha Vangjel Kozma, – i bëra një mesazh Malkës, të cilin ju lutem ta botoni dhe ju”.

Mesazhi:

“”Marr guximin” unë e kam shkruar si revoltë ndaj atyre plehrave politike dhe njerëzore që do duatrokasin sonte bythëlëpirjen tënde provinciale, injorante dhe mjerane.

Vazhdon të sillesh pabesisht dhe poshtërsisht duke vepruar prapa krahevë.

Turp të kesh, po prapë të mëshiroj se të njoh më mirë sesa njeh ti veten. Lëpirje të mbarë!”

Ai ka komentuar edhe debatin në lidhje me shembjen apo jo të Teatrit Kombëtar.

“Ndërsa, në lidhje me atë që po diskutohet sot, që të prishet apo jo, po deklaroj që ajo barakë turpëruese që quhet Teatër Kombëtare duhet shembure bashkë me atë bandë mjerane dhe mediokre që përfaqëson primitivizmin në luftë me qytetërimin” shprehet Kozma në prononcimin për gazetën TemA.

 

Fraksion.com