Protestat te Teatri Kombëtar, Veliaj nxjerr fotot: Shihni vetë e gjykoni
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish sot lidhur me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa ndan foto të teatrit, Veliaj e quan teatrin një karakatinë e thekson se fëmijët e këtij vendi duhet të rriten në një teatër të ri, ashtu si “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj ka ironizuar hyrjen me forcë të Bashës dhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Kamzës brenda ambienteve të teatrit, duke theksuar se këtë gjë po e bëjnë nga halli.
“Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s’kanë shkelur kurrë më parë – kërcejnë nga belaja. 🤦🏻♂️ Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë🏚 e të mos kenë të njejtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!”, shkruan Veliaj