Plas sherri në koncertin e Alban Skënderajt; 6 të arrestuar
Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në koncertin e radhës të “Beer Fest” në Prishtinë kur këndtonte Alban Skënderaj.
Një video e publikuar nga mediat kosovare tregon disa persona që rrihen me njëri-tjetrin. Kjo ka detyruar këngëtarin të ndërpresë koncertin.
Skënderaj dëgjohet teksa iu bën thirrje personave të përfshirë në sherr: Stop, Stop. Pas këtij episodi të pakëndshëm, policia njofton se janë arrestuar 6 persona.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një njoftim të shpërndarë për mediat bën me dije: Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit te Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar.
Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse.”
Fraksion.com