Johnson: Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Britanisë do të jenë “sensacionale”
Marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara do të jenë “sensacionale” tani që Boris Johnson është kryeministër i Britanisë, ka thënë ambasadori amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, Woody Johnson.
Ai i ka thënë BBC-së, se të dy kanë shumë të përbashkëta sa i përket stilit të udhëheqësisë së tyre dhe kërkojnë që “gjërat të kryehen”.
Sipas tij një Brexit pa marrëveshje, nuk do të ndikojë në aftësinë e Britanisë për të nënshkruar një marrëveshje tregtare më SHBA-në.
Presidenti amerikan ka mirëpritur lajmin për ngritjen e Johnsonit në detyrë, duke thënë se ai do të bëjë “punë të mrekullueshme, pas sipas tij ai është “Trumpi i Britanisë”.
Një mbështetës i idesë së largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, Trump ka qenë kritik i ish-kryeministres britanike, Theresa May, sa u përket negociatave më bllokun evropian.
Në mes tyre ka pasur tensione edhe për ndryshimet klimatike, si dhe rreth qëndrimeve të presidentit amerikan për racën dhe imigrimin.
Fraksion.com