Hapet me forcë dera e Bashkisë Devoll; Kryebashkiaku i ri futet në zyrë
Është hapur me forcë dera e bashkisë së Devollit. Dera është shpërthyer pasi Bledion Nallbati, deri më tani kryebashkiak i Devollit, është larguar nga ambientetet e institucionit. Aty ka hyrë tani Eduard Duro, kryebashkiaku i ri i zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste.
“U detyruam të hynim në këtë mënyrë”, u shpreh Duro. I pyetur nga gazetarët nëse do të largime të punonjësve nga puna, kryebashkiaku i ri tha: “Jo, asnjë largim.”
Nallbati ka refuzuar më parë të largohet nga detyra, pasi si pjesë e opozitës, nuk e njeh procesin e zhvilluar më 30 qershor.
Gjatë paradites pati një tubim të mbështetësve të Partisë Demokratike që kundërshtojnë hyrjen në zyrë të Duros, ndërsa këshilli i ri bashkiak e bëri konstituimin në zyrat e prefekturës.
Fraksion.com