Diskutim për gylenistët; Rama takon ministrin turk
Takimi me dyer të mbyllura, ministri turk i kërkon Ramës anëtarët e Lëvizjes së Fethulla Gylen Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Siç raporton Anadolu Agency, në Rinas ai u prit nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfot Lamallari, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe nga përfaqësues tjerë qeveritarë dhe të institucioneve turke në vend, të cilët më pas u drejtuan në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.
Një takim pati dhe me kryeministrin Edi Rama.
Në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016.
Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen.
Në takimin midis Ramës dhe Soylu u diskutua edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.
Po ashtu edhe në takimin me Sandër Lleshaj, ministri turk ka kërkuar dorëzimin e anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen.
Fraksion.com