BE hap proces gjyqёsor kundёr Hungarisё
Hungaria ndjek njё politikё tё ashpёr azilimi. Qeveria e kryeminstirt Orban nuk frenohet as prej fushatave tё shpifjes. Meqёnёse ky vend nuk ka reguar ndaj paralajmёrimeve duhet tё pёrgjigjet para Gjykatёs Europiane.
Punonjёsit e organizatave tё ndihmёs pёr refugjatё mund tё dёnohen me heqje lirie deri nё njё vit. Nёse Gjykata Europiane i jep tё drejtё Komisionit tё BE-sё, Hungaria mund tё ndёshkohet me gjoba tё detyrueshme, pёr t’i ndryshuar kёto rregullore tё diskuteshme. Kjo ёshtё padia e parё e Komisionit tё BE-sё nё Gjykatёn Europiane. Nё vitin 2017 Komisioni dy herё iu drejtua Luksemburgut nё njё rast pёr procesin e azilimit nё Hungari dhe nё njё rast tjetёr pёr ligjin e arsimit tё lartё.
Fushatё shpifjesh kundёr Sorosit
Qeveria e Orbanit kaloi nё parlament mё 2018 ligjin e ashtuquajtur “Stopp-Soros. Emёrtimi i ligjit me “Stopp Soros” i referohet miliarderit liberal nga SHBA George Soros. I mbijetuari i Holocaustit i lindur nё Hungari mbёshtet me fondacinet e tij humanitar njё sёrё organizatash civile, qё ndihmojnё refugjatёt dhe azilkёrkuesit. Qeveria hungareze e akuzon Sorosin, se po sjell njё numёr tё madh emigrnatёsh myslimanё nё Europё. Njё pllakatё e kritikuar nё mbarё BE-nё sё fundi shpif ndaj tij duke e cilёsuar si njё demon qё i fryn nё vesh presidentit tё Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker.
Komisioni i BE-sё vendosi gjithashtu, t’i drejtohet me njё shkresё Hungarisё, sepse njerёzve qё ndodhen nё procedurat e kthimit nё zonat hungareze tё tranzitit nuk u jepet ushqim. Shkresa udhёzuese ёshtё hapi i parё drejt njё procesi pёr shkelje procedurale.
Fraksion.com