“Baba Xhikja tregoi se nuk është më president”; Spiropali: Letra e Metës Export-Import Kafeje Qamili shpk
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar deklaratën e presidentit Meta, i cili paraditen e sotme bëri thirrje që OSBE të bëhet arbitër për t’i dhënë zgjidhje krizës.
Sipas Spiropalit, letra që Meta i ka dërguar OSBE-së, tregon se ai nuk është mbi palët, por thjesht udhëheqësi i njërës palë
“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes paleve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes paleve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat: Export-Import Kafeje Qamili shpk” shkruan Spiropali në “Twitter”.
Fraksion.com