AktualitetTë fundit

Ambasadori i Britanisë: Gangsterëve nuk duhet t’u lejohet të japin komanda nga burgu

Në prezantimin e masterplanit për zhvillimin e sistemit të burgjeve, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman. shprehu domosdoshmërinë e përmirësimit të menaxhimit, në mënyrë që gangsetërt siç tha ai të most ë mos komandojnë operacione edhe në burg.

“Të burgosurit duhet të mbahen të sigurt ndërsa ne duhet të marrim masa që ata të mos drejtojnë operacionet e tyre të krimit të organizuar nga prapa hekurave. Gangsterëve nuk duhet t’u lejohet të japin komanda për ushtarët e tyre.

Kur menaxhohet me saktësi, burgjet mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të na mbrojnë nga kriminelët, pasi me burgosjen e tij duhet të prishet dhe veprimtaria kriminale e grupit. Presoni është faktor kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, një pikë që shpesh anashkalohet”, tha ai.

Për të ndëshkuar të dënuarit që urdhërojnë krime jashtë qelive, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënvizoi masat për izolim.

“Janë marrë një sërë masash ku një prej tyre është edhe instalimi i regjimit të posaçëm 41 bis nëpërmjet të cilit do të kufizohen subjektet kriminale me rrezikshmëri për të vijuar veprimtarinë e tyre edhe gjatë qëndrimit të izoluar”, u shpreh ministrja.

 

Fraksion.com