AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë te tuneli Tiranë-Elbasan, bllokohet qarkullimi

Një aksident rrugor ka paralizuar qarkullimin e automjeteve pranë tunelit Tiranë-Elbasan.

Në ngjarje janë pëfshirë tre makina në hyrje të tunelit.

Për rrjedhojë është krijuar radhë e gjatë automjetesh. Radha e makinave është në 300 deri 400 metra. Shkak është bërë një defekt i automjetit në lëvizje.

Situata tashmë po shkon drejt normalizimit, ndërsa për fat të mirë nga aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz.

 

Fraksion.com