Vettingu; Pasuria “i ha kokën” një drejtuesi tjetër; KLP emëron kryeprokurorët e rinj në Përmet e Shkodër
Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi kryeprokurorët e përkohshëm në prokuroritë e Shkodrës dhe Përmetit.
KLP caktoi Brahim Dragjoshin drejtues të përkohshëm të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodёr.
Po ashtu caktoi edhe Asllan Bajramaj drejtues të përkohshëm të Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Përmet.
Vendimet u morën, pasi ishdrejutesit eprokurorisë në këto dy rrethe, u shkarkuan për shkak Vetting-u.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta.
Trupa gjykuese e kësaj çështje vlerësoi se nga tre kriteret që duhet të plotësonte prokurori Keta kishte probleme me kriterin e pasurisë dhe nuk mund të konfirmohej në detyrë.
Relatorja Bekteshi vuri në dukje se ishin gjetur disa pasaktësi në deklarimet e Ketës ndër vite dhe po ashtu edhe në deklaratën Vetting.
Ajo vuri në dukje se një shtëpi 3 katëshe e ndërtuar nga viti 1996 deri në vitin 2001, ishte deklaruar në vitin 2003 me sipërfaqe 120 metra, ndërsa rezultoi nga dokumentet me sipërfaqe 196 metra.
Keta, sipas Bekteshit, kishte pranuar diferencën dhe kishte shpjeguar se në deklarimin e parë nuk ishte shënuar papafingoja, pasi ajo nuk ishte e banueshme dhe nuk ishte konsideruar si sipërfaqe banimi.
Relatorja tha se për të njëjtën pasuri kishte në dukje pasaktësi edhe në deklarimin verting, pasi trualli rreth 550 metra ku ishte ndërtuar shtëpia ishte pretenduar si i trashëguar, por nga hetimet kishte rezultuar se 54 metra kishin qenë tokë shtet dhe ishin blerë vetëm në vitin 2017.
KPK vuri në dukje se kishte diferenca në deklarimin e bërë edhe mbi burimet që kishin shërbyer për ndërtimin e kësaj shtëpie. Sipas relatimit në vitin 2003 ishte deklaruar si burim kursimet dhe të ardhurat si avokat, ndërsa në deklaratën Veting vetëm të ardhurat nga puna si avokat.
Probleme të ngjashme u gjetën për një shtesë kati 60 metra katrorë.
KPK gjeti se ajo nuk ishte deklaruar në asnjë prej deklaratave periodike nga 2006 deri në 2011.
Komisioni vuri në dukje se kishte mospërputhje të kohës së ndërtimit në disa deklarime të ndryshme.
Një pasaktësi në deklarimet vjetore mbi sasinë e parave cash, u pretendua si harresë nga Keta, por ai tha se kjo harresë ishte ezauruar me deklarimin për llogari të Vetting. Ndërkohë sa i përket një makine e blerë për 19 mijë euro, prej të cilave 10 mijë euro kredi, u vunë në dukje gjithashtu disa pasaktësi. Si përfundim ai u shkarkua për këto arsye nga detyra.
Fraksion.com