Rrjet ndërparlamentar ballkanik për të drejtat e njeriut dhe çështjet gjinore
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi priti sot në një takim përfaqësues të Western Foundation for Democracy (WFD).
Të pranishëm në takim ishin Emil Atanasovski, drejtor për Ballkanin Perëndimor i WFD-së, si edhe Ivan Radojeviç dhe Nevenka Stankoviç.
“U njoha me programin rajonal të WDF-së, i cili do të vihet në zbatim përgjatë periudhës prill 2019- tetor 2021. Programi synon ndërtimin e një rrjeti ndërparlamentar të komisioneve dhe nënkomisioneve të parlamenteve të Ballkanit të fokusuara në të drejtat e njeriut dhe çështjet gjinore”, tha Hysi.
Ky rrjet përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Serbi, Bosnje, Mal i Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Një nga objektivat e programit është forcimi i kontrollit të ndikimit të ligjeve të miratuara.
Fraksion.com