AktualitetKosovaTë fundit

Ramush Haradinaj kthehet nga Haga, nesër mbledh ministrat

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Hardinaj ka thirrur për nesër mbledhjen e Qeverisë.

Mbledhja që do të fillojë në orën 14:00, do të ketë disa pika të rendit të ditës, në mesin e tyre do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritetit civil.

Mbledhja e Qeverisë në largim, do të mbahet një javë pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i të parit të qeverisë.

Neni 95 pika 5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

Kujtojmë që dje Haradinaj u intervistua në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. I njejti bëri të ditur se ka vendosur që të mbrohet në heshtje./Express

 

Fraksion.com