AktualitetPolitikëTë fundit

“Politika në mes të Teatrit”; Basha i emocionuar: Kontrata akt besimi, ky është fillimi

Marrëveshja e nënshkruar pak minuta më parë me artistët për të mbrojtur godinën e vjetër të Teatrit do të zbatohet kur Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Ky ishte premtimi që bëri nga skena e Teatrit Kombëtar, kreu i PS-së Lulzim Basha.

Ai tha se me artistët është firmosur një kontratë besimi, e cila do të vijojë edhe me grupe të tjera interesi.

“Të nderuar artistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që keni mbushur me entuziazëm dhe fuqi këtë sallë, është një emocion i rrallë të jem mes elitës së kombit e të ndërmarrim këtë akt besimi të ndërsjellë, angazhimi pa kushte për të mbështetur me të gjitha forcat ligjiore, politike, aksion qytetar dhe diplomatike, për të mbështetur vendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit deri më sot.

Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi midis opozitës së sotme me atributet që do i japin shqiptarët me votë të lirë dhe të ndershëm është akti i parë që ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik. Ky është vetëm fillimi. Një kontratë të tillë do ta nënshkruajmë me gjithë grupet e interesit: me sipërmarrësit, bizneset, eksportuesit, studentët, pedagogët”,- tha Basha.

Ndër të tjera kreu i PD-së, shtoi se opozita nuk do ta ndalë betejën e saj për të sjellë ndryshimin politik në Shqipëri. “Koha për fjalë ka mbaruar. Na takon neve të bëjmë betejën e fundit për mbylljen e derës së tranzicionit dhe hapjen e një dere të re për Shqipërinë. Beteja vazhdon, më shumë sakrifica priten nga unë i pari, por siç e tregoi edhe rezultati i 30 qershorit drita në fund të tunelit po ndriçon fort”,- vijoi Basha.

 

Fraksion.com