AktualitetBota+Të fundit

Kryeministri i ri britanik premton “epokë të artë”

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, ka premtuar “fillimin e një epoke të re të artë” për Britaninë e Madhe.

Deklarata e tij, është pjesë e fjalimit të parë si kryeministër në parlamentin britanik.

Johnson tha se qeveria e tij do të përfshihet me energji në negociatat për Brexit-in.

Ai gjithashtu siguroi, se qytetarët e BE-së që jetojnë në Britaninë e Madhe do të kenë “siguri absolute” në të drejtën e tyre për të jetuar dhe mbetur në vend.

Sa i përket daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, ai iu tha ligjëvësve se një plan për dalje pa marrëveshje do të jetë prioriteti kyç i qeverisë së tij.

Megjithatë, ai potencoi se preferon një Brexit me marrëveshje dhe shtoi se do të punojë që kjo të ndodhë.

Johnson u tha deputetëve se marrëveshja e tërheqjes – e negociuar nga paraardhësja e tij, Theresa May me BE-në – ishte “e papranueshme për këtë Parlament dhe për këtë vend”.

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May, e kishte dërguar tri herë marrëveshjen e Brexit-it në parlamentin britanik, mirëpo ligjëvënësit e kishin kundërshtuar.

Ajo më pas dha dorëheqje nga pozita e kryetarës së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe nga pozita e kryeministres.

 

Fraksion.com