Tensione te Teatri, aktorët dhe mbështetës përplasen me policinë
Sërish tension përpara Teatrit Kombëtar. Kësaj herë artistë dhe qytetarë më të shumtë në numër po konfrontohen fizikisht me policinë.
Artistët dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë në tentativë për të hyrë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.
Ata janë konfrontuar me forcat e rendit, duke shkuar deri portës kryesore, por forcat e policisë kanë arritur ti ndalojnë.
Në më këtë protestë po marrin pjesë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike dhe ish-deputetë të opozitës.
Ndërkohë që Teatri Kombëtar është i rrethuar nga forcat e policisë, në mbështetje të punonjësve që do të bëjnë zbrazjen e materialeve nga godina, regjisori Edmond Budina ka folur para mediave, duke kërkuar mbështetje nga gjithë artistët dhe qytetarët në mbrojtje të TK.
Fraksion.com