Qeveria amerikane paditet rreth urdhrit të ndalim-udhëtimit për Iranin
Familjet që kanë tentuar të dërgojnë burrat dhe gratë, apo anëtarë tjerë të familjes në Shtetet e Bashkuara, kanë ngritur padi federale në Kaliforni, duke thënë se janë duke u bllokuar padrejtësisht nga urdhri për ndalim-udhëtim i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili parasheh pengesa për udhëtim drejt SHBA-së për Iranin dhe katër shtete tjera me shumicë myslimane.
Një grup i qytetarëve amerikanë dhe banorëve tjerë kanë nisur këtë padi, duke thënë se kanë pritur me muaj të tërë të sigurojnë masa lehtësuese, të cilat janë dhënë në baza individuale.
Kundërshtarët e kësaj mase kanë thënë se nuk ekziston asnjë procedurë formale për të aplikuar për masa lehtësuese, teksa tensionet në mes të SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar, për shkak të programit bërthamor të Teheranit dhe sanksioneve amerikane në eksportet e naftës iraniane.
Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare nuk i është përgjigjur kërkesës për këtë komentuar këtë nismë.
Ndalimi për udhëtim drejt SHBA-së vlen për vendet si Libia, Somalia, Siria, Jemeni, Koreja Veriore si dhe për zyrtarët nga Venezuela.