AktualitetKosovaTë fundit

Përfundon intervistimi; Mbrohet në heshtje Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj, sapo ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuar në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Haradinaj tha se ka qenë i ftuar si i dyshuar derisa theksoi se nuk ia lejon këshilla ligjore që të jep detaje se për çfarë konkretisht është pyetur.

“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që mos të përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fsheh diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon… “, ka thënë Haradinaj duke shtuar se ende nuk e di rolin e tij se për çka është ftuar si person i dyshuar.

 

Fraksion.com