AktualitetKosovaTë fundit

Jakup Krasniqi mbërrin në Hagë, nis intervistimi në Dhomat e Posaçme

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, njëherësh ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për intervistim.

Krasniqi nuk ka njoftuar se në çfarë cilësie do të merret në pyetje, megjithatë, edhe pse kundër kësaj Gjykate ai kishte njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës.

Ftesa për intervistim nga Gjykat Speciale Krasniqit i erdhi një ditë pas Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj u ftua të premten e javës së kaluar, e me këtë rast ai edhe dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit.

Në njoftimin e tij për dorëheqje, Haradinaj tha se në Hagë do të shkojë si qytetar i Kosovës, e jo si kryeministër, pasi kjo do të ia rëndonte vendit gjendjen.

“Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj dhe Krasniqi kanë udhëtuar të martën drejt Hagës.

Pas ftesës në adresë të Ramush Haradinajt, Jakup Krasniqit, Bislim Zyrapit e Sokol Bashotës, të premten Specialja do të trokasë edhe në dyert e së paku 10 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkë me këto ftesa, numri i ushtarëve e eprorëve të UÇK’së që do të intervistohen nga Gjykata Speciale do të shkojë në rreth 80-të./GazetaExpress

 

Fraksion.com