Ja në çfarë ore do merret në pyetje Lulzim Basha, nga prokurorët belgë
Ashtu sikurse u tha edhe një ditë më parë, prokurorët belgë kanë mbërritur në Shqipëri për të marrë në pyetje Lulzim Bashën lidhur me çështjen që njihet me emrin “Toyota Yaris”, në të cilat u kapën në portin e Durrësit një sasi prej 3.4 milionë euro.
Sipas hetimeve që janë kryer deri më tani, drejtësia belge kërkoi të hetonte edhe mbi Bashën dhe ta marrë atë tashmë nën cilësinë e dëshmitarit.
Vetë Basha një ditë më parë pranoi të bashkëpunonte me prokurorët e huaj, që kanë mbërritur enkas në Shqipëri për një dëshmi të tij, mbi të gjitha për mënyrën sesi ai mori të dhënat dhe i bëri ato publike për këtë çështje.
Ndërkohë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga PD, nëse Basha do të shkojë apo jo nesër në përballjen me prokurorët belgë.
Fraksion.com