AktualitetTë fundit

Investimi në sistemin e ujësjellësit; Përfitojnë mbi 800 familje të 4 fshatrave në Mollaj të Korçës

Mbi 800 familje të 4 fshatrave në Mollaj të Korçës do të përfitojnë furnizim me ujë 24/24, me standarde cilësie sipas udhëzimeve të BE-së.

Programi për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale III që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka filluar prej 2 muajsh ndërtimin e skemave. Parashikohet linjë e re kryesore që do të lidhë burimet Saliu dhe Zgërfellas drejt rezervuarit të Kamenicës së Sipërme, rezervuarit ekzistues në Kamenicë të Poshtme, si dhe me rezervuarët Dvoran Qendër dhe Dvoran. 

Ky i fundit do të ndërtohet në kuadër të projektit të rindërtimit të dy burimeve ekzistuese të ujit (Saliu dhe Zgërfella) si dhe rrethimin e tyre.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e dy rezervuarëve të rinj, në fshatin Kamenicë e Sipërme dhe Dvoran me kapacitet prej 75 m3 dhe 150 m3 dhe rehabilitimin e rezervuarëve ekzistues, në Kamenicën e Poshtme dhe Dvoran Qendër me kapacitete respektive 125 m3 dhe 30 m3.

Gjithashtu po punohet për ndërtimin e disa veprave të artit për kalim lumi, kalim ure, kalim tombino dhe kalim kanali, ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes, rreth 21 km dhe ndërtimin e një kolektori kryesor të ujrave të zeza, rreth 1 km.

Projekti parashikohet të përfundojë vitin e ardhshëm./Atsh

 

Fraksion.com