AktualitetPolitikëTë fundit

Hapen dyert e Teatrit Kombëtar, Basha dhe protestuesit ulen në sallë

Që nga mëngjesi i sotëm ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve para Teatrit, ndërsa sot në mesditë, rreth orës 10:30 këta të fundit kanë mundur të hyjnë brenda Teatrit Kombëtar.

Të shqetësuar për hyrje-daljet e disa punëtorëve që nisën të zhvendosin orenditë brenda Teatrit, ata u grumbulluan aty me frikën që do të niste shembja. Ata u konfrontuan disa herë me policinë.

Një pjese prej tyre zgjodhi të hynte nga dritaret anësore të Teatrit, pjesë kjo që nuk ruhej me polici, e më pas hapën derën kryesore.

Ndërkohë Lulzim Basha dhe disa protestues janë ulur në sallë. Ata kanë filluar të japin deklarata nga ulëset si dhe të recitojnë poezi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com