AktualitetPolitikëTë fundit

Bllokohet shembja e Teatrit; Meta depoziton kërkesën në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti i Republikës Ilir Meta depozitoi sot në drekë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen antikushtetuese të ligjit mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Presidenti e konsideroi vendimin për shembjen një proces kriminal.

Kreu i shtetit Meta ka parë këtë lëvizje të fundit, pas protestave edhe të dhunshme te Godina, si mundësi për ndërprerja e këtij akti nga qeveria.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se do veprojë drejtësia shqiptare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese dhe morën vendimin për të shkatërruar teatrin.

“Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot që është në koherencë me përpjekjet e mia të vazhdueshme ne raport me Kuvendin, qeverinë dhe institucionet e përfshira në këtë proces kriminal, në kundërshtim me rendin e vendit, akteve dhe marrëveshjeve kombëtare dhe njëkohësisht në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit. Ligji për shkatërrimin e teatrit është një kryevepër kryhet në një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor dhe vetëm në interes “rules of oligarks”.”

“Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantuar që Republika e Shqipërisë do jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit, boll me sundimin e oligarkëve. Është e domosdoshme ndërprerja e këtij akti që filloi sot në mëngjes, do veproj drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese.”

Presidenti u shpreh se “Nuk jemi rastësisht pa gjykatë kushtetuese. Fajin nuk e ka reforma, ajo nuk e linte pa Gjykatë Kushtetuese vendin la ramaforma.”

“Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë një ditë për këtë krim që është shkatërrimi i teatrit kombëtar. Është përpjekje për të instaluar me dhunë ‘rules of oligarks’.”

“Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president që të vë para drejtësisë rilindasve kombëtare.”

“Unë jam i lumtur për procesin dekorimit që ka filluar ndaj meje. Kam dy vite që jam betuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Asnjë president nuk ka ardhur këtu. Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë. Drejtësia kombëtare është më kryesore.”, deklaroi Meta, teksa mbërriti  në godinën e Kushtetuese i shoqëruar zëdhënës presidenti, Tedi Blushi.

Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por kjo do të thotë se Teatri nuk mund të prishet derisa të ngrihet kjo gjykatë e të vendosë ajo, pas incidenteve të krijuara.

Më herët sot Presidenti e quajti të turpshme rrethimin me polici të Teatrit dhe përplasjet fizike të policisë me komunitetin e artistëve, në mbrojtje të tij.

 

Fraksion.com