Venezuelë, prerje masive të energjisë dhe thirrje për protesta
Kryeqyteti Karakas u ndal krejtësisht të hënën ndërsa ndërprerja e energjisë preu dritat e semaforëve dhe ndali trenat në tunelet e nëndheshme gjatë orarit më të ngarkuar.
“Po punonim dhe ikën dritat. Nuk ka metro. Është një rrëmujë e plotë këtu në Venezuelë. Nuk ka rregull. Nuk ka rregull as në presidencë, jo më kur pret në radhë për autobuzin”, thotë Johan Mesa, banor në Karakas.
Kompania shtetërore e energjisë “CORPOELEC”, njoftoi vetëm ndërprerjet e energjisë që prekën kryeqytetin. Por, në mediat sociale u njoftua se ishte prekur shumica e vendit.
Pa ndonjë evidencë, Presidenti socialist Nicolas Maduro, fajësoi Shtetet e Bashkuara se koordinuan një “sulm elektromanjetik”.
Zoti Guaido shkruajti në Twitter se neglizhenca e qeverisë ndaj sistemit elektrik është arsyeja për ndërprerjet e mëdha.
Ndërprerjet e mëdha të muajit mars patën lënë pjesën më të madhe të kryeqytetit pa energji dhe ujë për gati një javë.
Fraksion.com