“Vdes Erdogan nga një atak kardiak”; Përmbyten rrjetet sociale
Një lajm që ka qarkulluar në rrjetet sociale mbi një sulm në zemër ndaj Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe humbjen e jetës prej tij ka shkaktuar konfuzion në radhët e shumë qytetarëve.
Erdogan, 65 vjeç, mësohet se është me pushime, dhe lajmi i dhënë në rrjetet sociale dhe më pas i botuar në disa online mbi vdekjen e tij ka rezultuar i pavertetë. Në njoftimin e shpërndarë thuhej se mjekët po luftonin për të shpëtuar jetën e Presidentit turk.
Por faqja “Arab Turk” citoi një burim presidencial duke thënë se thashethemet e vdekjes së tij janë “të pabazuara”.
Gjatë orëve të fundit të së hënën, faqet e mediave sociale kanë raportuar se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vdiq, pas një sulmi në zemër. Pallati presidencial presidencial në Ankara, Turqi, nuk ka reaguar mbi këtë çështje.
Emri “Erdogan” ka rezultuar më i kërkuari si fjalëkyçe në Google, pas thashethemeve që kanë qarkulluar në internet mbi vdekjen e tij.
Rexhep Tajip Erdogan ka lindur më 26 shkurt 1954 dhe është presidenti i 12-të i Turqisë.
Besohet se thashethemet filluan pasi kurdët hynë në gjuhën hebraike të Wikipedia duke dhënë një datë për vdekjen e Erdogan. Një hetim zbuloi se Erdogan është me pushime. Kjo u raportua nga Turqia për izraelitët që shqyrtuan çështjen.
Izraeli bëri menjëherë korrigjimin e ndërhyrjes në Wikipedia dhe bllokoi qasjen në kërkimin e “Erdoganit” në Wikipedia, duke bllokuar në këtë mënyrë hyrjen e gjithkujt për të shkruar diçka.
Fraksion.com